VIDEO/ Incident në ndeshjen Vllaznia-Tirana, arrestohen 4 persona

VIDEO/ Incident në ndeshjen Vllaznia-Tirana, arrestohen 4 persona

Tifozët në Shkodër

SHKODËR- 4 persona janë arrestuar, ndërsa një është proceduar, nga policia e Shkodrës pasi gjatë ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Tirana”, prishën rendin dhe qetësinë. Efektivët arrestuan 4 qytetarë nga Tirana të moshës 29 vjeç, 22 vjeç, 39 vjeç dhe 29 vjeç.
Sipas autoriteteve, ata hodhën lëndë piroteknike dhe më pas kanë kundërshtuar me dhunë policinë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Tirana”, vihen në pranga 4 shtetas.
Procedohet penalisht një 30-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka hedhur lëndë piroteknike.
Në përfundim të veprimeve procedurale dhe hetimore, të kryera menjëherë pas ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Vllaznia-Tirana”, mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Loro Boriçi”, ku gjatë eventit sportiv, u hodhën lëndë piroteknike dhe u kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi në stadium, Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve të shoqëruar mbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, 29 vjeç, 22 vjeç, 29 vjeç dhe 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë fizike;
-proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasin 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik, 30-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 kapsollë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI
Burimi