(VIDEO) “Çmendet” moti! Stuhi e fortë në Tiranë e Elbasan, reshjet rrëzojnë pemët, probleme dhe në fluturime

(VIDEO) “Çmendet” moti! Stuhi e fortë në Tiranë e Elbasan, reshjet rrëzojnë pemët, probleme dhe në fluturime

PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Pas disa ditësh me temperatura përvëluese në të gjithë vendin, moti pasditen e sotme ka marrë një kthesë të papritur. Një stuhi shumë e fortë ere e breshëri ka përfshirë mbrëmjen e sotme Tiranën, duke kufizuar qarkullimin e trafikut. Era e fuqishme ka rrezikuar shkuljen e pemëve në rrugë dhe parqe, duke shkaktuar shqetësime për dëme të mundshme. Pak minuta par reshjeve në kryeqytet makinat janë të detyruara të qarkullojnë mbi një sasi të konsiderueshme uji. 

Ndërkohë, në Elbasan, moti ka marrë një kthesë dramatike që prej orës 19:00, kur qyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu, stuhi dhe erë të fortë. Reshjet e dendura kanë thyer disa pemë në qytet, ku si pasojë disa makina janë dëmtuar. Këto kushte kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në qarkullimin nëpër rrugë, duke kufizuar pamjen dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve. 

Reshjet e shiut përfshinë gjithë qarkun e Korçës. Problematika janë regjistruar në fshatik Sheqeras dhe Orman të bashkisë Maliq. Plepat e rrëzuar në rrugë kanë bllokuar qarkullimin automjeteve për disa minuta.

Korçë

Stuhia e fortë me shi e breshër ka shkaktuar probleme edhe në fluturime. Gazetari Emirjon Senja shkruan se për shkak të motit, fluturimi ‘Transavai’ nga Amstërdami në Tiranë u ul në Brindisi, ndërsa avioni i ‘RyanAir’ nga Parisi në Tiranë u ul në Dubrovnik. Disa fluturime të tjera pritën për minuta në ajër deri në përmirësimin e kushteve të motit. /ZËRI

plepa

gdfgfdsgdfg 770×418

whatsapp image 2024 08 26 at 195949

640 0 screenshot 2023 11 03 141832 1699013829
Burimi