Vetëvrasja e Trashajt tek SPAK/ Braçe: Gjithkujt i ka dhëmbur në shpirti, Sejko është thirrur 2 herë
TIRANË-Edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka sjellë në Kuvend rastin e rëndë ku Pal Trashaj vendosi ti japë fund jetës para dyerve të SPAK. Braçe morri fjalën pas një debati mes Gazment Bardhit dhe Eduart Shalsit, të cilët diskutuan rreth rastit. Braçe në fjalën e tij u shpreh se i ka dhëmbur shpirti, por nëse cënohet dhe kthehet në pavërtetë, është poshtërim i qytetarit vetë dhe çdokujt që ka të njëjtin hall.
Sipas tij rasti i Trashaj është specifik dhe borxhi nuk shlyhet pa u paguar. Braçe ka sqaruar se FMN i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë licensimin e këtyre kompanive. Nuk i ka quajtur vetëm borxh që shiten por i ka futur në sistmein e kontrollit të kredive. Në fjalën e tij ai iu përgjigj edhe Bradhit, i cili kërkoi guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në Kuvend. Socialisti tha se guvernatori është thirrur dy herë dhe ka sqaruar situatën me detaje.
Braçe: Patjetër që gjithkujt i ka dhëmbur në shpirt ajo që ka ndodhur me Pal Trashajn. Por nëse cënohet dhe kthehet në pavërtetë, është poshtërim i qytetarit vetë dhe çdokujt që ka të njëjtin hall. Kjo çështje nuk zgjidhet me të pavërteta. Rasti i Trashajt është shumë specifik. Ai ka marrë borxh që në vitin 2008. E para borxhi nuk shlyhet pa u paguar, pra nuk fshihet. Kjo duhet të jetë e qartë nëse duam sistem financiar, përndryshe nëse nga kjo sallë stimulojmë që nga kjo sallë të mbroj unë deputeti. E dytë që është ende më e rëndësishme, sistemi i borxhit është i normuar për këtë aktivitet biznesi. FMN i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë licensimin e këtyre kompanive. Nuk i ka quajtur vetëm borxh që shiten por i ka futur në sistmein e kontrollit të kredive. Çfarë ka ndodhur akoma dhe më tutje? Në këtë sallë unë kam folur për këtë çështje. Çfarë ka bërë BSH ka futur konceptin e normës efektive të interesit. Interesat kanë rënë më 5 herë. Kur fola atëherë isha komunisti që nuk e doja sistemin privat. Tani do abuzuar me Pal Trashajn se duhet populizmi. Guvernatori është thirrur 2 herë dhe ka dhënë sqarime me detaje për të kuptuar ne përmasën e gjësë. Natyrisht për të çliruar ata njerëz që janë bërë pjesë e këtij zinxhiri. Ka ndodhur që guvernatori mund të thirret sërish..
Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI
Burimi