Vetëvrasja e Pal Trashajt te dyert e SPAK/ Berisha: Dumani mashtroi publikisht shqiptarët në vend që të jepte dorëheqjen

Vetëvrasja e Pal Trashajt te dyert e SPAK/ Berisha: Dumani mashtroi publikisht shqiptarët në vend që të jepte dorëheqjen

Altin Dumani dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të mërkurë për ngjarjen tragjike ku Pal Trashaj u vetëvra duke pirë fotoksinë para dyerve të SPAK. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përnatshëm poshtë dritares së tij, Berisha sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumanin. Sipas Berishës, Dumani duhet të kishte dhënë dorëheqjen tashmë, pas aktit të rëndë të Trashajt. Kryedemokrati tha, se Dumani gënjeu shqiptarët në deklaratën zyrtare të SPAK, ku thuhej se 63-vjeçari po kërkonte një takim me një Oficer të Policisë Gjyqësore, pasi qytetari kishte kërkuar të takonte kreun e SPAK.
Sali Berisha: Të dashur miq, çdo ditë ky vend është shndërruar në vendin e dramave njerëzore ndër më të rëndat. Çdo ditë Shqipëria dëshmohet vendi në të cilin qytetarët jo vetëm që nuk kanë asnjë lloj mbrojtje nga ligji dhe shteti, por janë viktima të korrupsionit, të vjedhjes, të trysnisë së krimit. Çdo ditë korrupsioni, vjedhja merr jetë shqiptarësh. Çdo ditë mungesa e drejtësisë shkakton vetëgjyqësi, shkakton vrasje ose vetëvrasje. Dje kreu suicid publik një intelektual i shquar i Lezhës. Një personalitet i vërtetë i atij qyteti dhe rrethi, Pal Trashaj. Viktimë e egër e skemave qeveritare korruptive. Skemave të mikrokredive, për të cilat ministrat, qeveritarët e Edi Ramës i mbrojtën me ligj. Pal Trashaj, një aktivist, një intelektual i lirë, ishte një zë vibrant në jetën politike dhe sociale të Lezhës. Mori një kredi tek skemat gjakpirëse dhe ajo e çoi si rezultat i veprimeve antiligjore, shtetërore, gjer në vetëvrasja. Dje, Pal Trashaj, për të cilin unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij në Lezhë, para gazetarëve deklaroi se unë erdha këtu të takoj Altin Zamanin. Dhe ai, pas orësh të tëra, nuk më priti. Erdha këtu, sepse tha ai, kam denoncuar ministra, ish-ministra, deputetë, zyrtarë të narkoqeverisë. Për këtë arsye, u deklaroi ai gazetarëve, unë piva helmin e vdekjes. Skenë shekspiriane! Kurse pas këtij akti, Altin Faqeziu, mashtroi publikisht shqiptarët. Altini i pafytyrë u tha shqiptarëve se erdhi dhe po kërkonte një OPGJ. Ndërkohë kur i ndjeri u deklaroi gazetarëve, kërkova takim me Altin Dumanin, sepse kam denoncuar ministra, ish-ministra, për vepra kriminale. Shikoni pra, as para vetëvrasjes, as para vdekjes së një njeriut të pafajshëm që kërkonte drejtësi dhe drejtësi nuk gjente, që Altin Zamani nuk guxonte të ballafaqohej me të, se fshehte denoncimet e tij. Ai nuk impresionohet, ai nuk tërhiqet. Ai është si me qenë i biri apo vetë pesë herë me kriminel se Nuredini, kushëriri i tij. Mashtrues i pafytyrë publik! Në vend të kërkesës ndjesë publike dhe dorëheqjes së menjëhershme nga detyra, mashtron shqiptarët si një ordiner i pafytyrë se ai po kërkonte një OPGJ.
Trashaj dha jetë sot pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë./ZËRI
Burimi