Vetëvrasja e Pal Trashajt para SPAK, Shalsi: Kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë
Shalsi: Gjithë keqardhjen për abuzimin me fjalët. Unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë pas atij rasti. Natyrisht që është këmbanë alarmi ajo që ndodhi para dyerve të SPAK. Po, më duhet ta pohoj se nuk e bëj gjumin e qetë, por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar paturpësisht institucionet e pavarura për të cilën nga njëra anë bëjnë si të merakosur, ndërkohë nga ana tjetër hedhin duke dezinformuar. Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm…mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë.
Burimi