Vetëm 8.8% e shqiptarëve jetojnë me qera! Censi2023, 47,1% e shtëpive në vend janë të pabanuara…

Vetëm 8.8% e shqiptarëve jetojnë me qera! Censi2023, 47,1% e shtëpive në vend janë të pabanuara…

Foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët kanë prona! Kështu pretendohet nga të dhënat e Censit2023 gjatë të cilit u numëruan 1.082.529 banesa. Nga këto, 726.325 (67,1 përqind) janë të banuara. Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 përqind) raportohet se kanë sipërfaqe prej 40-69 m2. Po ashtu, nga pyetësori i bërë nëpër Shqipëri, 82.5% e shqiptarëve kanë banesat e tyre dhe vetëm 8.8% jetojnë në banesa me qera. 
“Shumica e NjEF private (82,5 përqind) janë pronarë të banesës ku jetojnë ose janë në proces të marrjes së aktit ligjor të pronësisë. NjEF që jetojnë në banesa me qira përbënin 8,8 përqind të NjEF gjithsej dhe 8,7 përqind me marrëveshje tjetër banimi të pronësisë,”-shkruhet në Cens. 
PJESË NGA CENSI:
Në cens u mblodh informacion mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e tyre, duke përfshirë shërbimet bazë, sipërfaqen e përdorur për banim11 dhe periudhën e ndërtimit. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 përqind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 përqind e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 përqind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 përqind). Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 përqind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 përqind banesate zakonshme të pabanuara. Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 përqind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 përqind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 përqind. Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese. Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 përqind), dhe në periudhën 20 vjeçare 1981-2000 (37,5 përqind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 përqind) ishin ndërtuar para vitit 1981. Rreth një e katërta (26,1 përqind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 përqind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 përqind.
Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”. Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 përqind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 përqind) kishin një hapsirë të dobishme prej 70-99 m2.
Censi vlerësoi se 86,4 përqind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 përqind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës. Një përqindje e vogël (më pak se 0.1 përqind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm. Një përqindje e vogël (më pak se 0,1 përqind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente