Vdiq si një hero! Personi që u vra në atentatin ndaj Trump mbrojti me jetë gruan dhe vajzën e tij

Vdiq si një hero! Personi që u vra në atentatin ndaj Trump mbrojti me jetë gruan dhe vajzën e tij

viktima dhe familja e tij

SHBA- Personi që mbeti i vrarë në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në Butler, Pensilvani u identifikua si Corey Comperatore. Sipas raportimeve të stacionit lokal të lajmeve WPXI, Comperatore ishte një ish-shef i zjarrfikësve për Buffalo Township.
Ai u qëllua dhe u vra kur Thomas Matthew Crooks hapi zjarr ndaj Trump nga rreth 130 metra larg mitingut. Dy të tjerë u plagosën rëndë në sulm, thanë autoritetet.
Motra e viktimës, Dawn Comperatore Schafer, shkroi në një postim në Facebook se Corey “ishte një hero që mbrojti vajzat e tij”.
“Gruaja dhe vajzat e tij thjesht jetuan të pamendueshmen dhe të paimagjinueshmen. Vëllai im i vogël sapo mbushi 50 vjeç dhe i kishte mbetur shumë jetë për të përjetuar. Urrejtja nuk ka kufi dhe dashuria nuk ka kufi. Lutuni për ne pasi kjo ndihet si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm”, ka shkruar Schafer.
Ndërkohë që nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Matthew Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret.
Burimi