Vdekja e Egli Progës, e motra zbulon detajin ‘absurd’ në ekspertizën mjeko-ligjore: E gjitha po bëhet në kurriz të vëllait tim

Vdekja e Egli Progës, e motra zbulon detajin ‘absurd’ në ekspertizën mjeko-ligjore: E gjitha po bëhet në kurriz të vëllait tim

Jonida proga

TIRANË- Jonida Proga, motra e Egli Progës, 42-vjeçari që u vra në Pogradec në muajin Gusht, ka shprehur pakënaqësinë me një pikë të ekspertizës mjeko-ligjore që ka përcaktuar shkaqet e vdekjes së vëllait të saj.
Në një intervistë që ka dhënë në Opinion, Jonida u shpreh se është e papranueshme që ekspertiza mjeko-ligjore të mos dalë me një qëndrim përfundimtar sa i takon objektit me të cilin është goditur viktima. Sipas saj ekspertiza mjeko-ligjore, nuk mund të bëjë hipoteza, nëse plagët janë shkaktuar nga goditjet me grusht, apo nga sende të forta. Proga tha se e gjitha kjo bëhet për të fshehur ngjarjen.
“Këmbëngula për autopsinë. Në konkluzion përcaktohet përse ndërron jetë një person. Në pikën e 2 ajo që unë nuk e kuptoj, thotë këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë siç mund të jetë edhe goditja me grusht. Ekspertë mjeko-ligjorë që janë mbledhur…Nuk e vendos mjekësia ligjore siç mund të jetë grushti, o është o s’është. Ti përcakton çfarë ka ndodhur, dhe kemi një ak-ekspertimi dy faqe. Gjithë kjo vonesë e krijuar, gjithë këto pengesa, fshehje, manipulime, është në kurriz të të ndjerit, secilit nga ne, na detyrohen të gjithëve si familje gjithë kjo vonesë”, shprehet motra e të ndjerit.
Në akt-ekspertizën e vdekjes, mjekësia ligjore shkruan se “këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.
Më tej, e motra ka rrëfyer momentin tragjik, kur lutej në korridoret e spitalit që vëllai i saj të ishte gjallë.
Jonida Proga: Lutesha mbi kokën e tij që të ishte gjallë dhe e mendoja gjallë dhe as e çova ndërmend. Nga hetimi rezulton se kishte ndërruar jetë. Më pas erdhi babai, ishim ne familjarët. Kur shikoja gjendjen, e masakrauar aty, dilja jashtë, ishte policia që rrinte te dera dhe vazhdoja e pyesja e çfarë kishte ndodhur, rrinin aty si gardh tek spitali i Pogradecit dhe nuk thonin se çfarë kishte ndodhur. Vetëm kur e dëgjova nga doktorët.
Ngjarjen kur e more vesh?
Jonida Porga: Mjekët nuk jepnin përgjigje, policiët nuk jepnin përgjigje dhe madje tentonin dhe thoshin “futuni brenda, bëni foto dhe na e tregoni neve”. Nuk kam dëgjuar atë që ishte nëpër media që një person kishte vdekur për shkak të… Këtë e kam parë pas 2-3 ditësh.
Nuk na tregohej se në çfarë rrethanash kishte ndodhur. Pas 3 ditësh e mësova ngjarjen. Nuk kisha emra dhe asgjë për 2 ditë, nuk kisha informacion sepse nuk isha as në rrjete sociale. Vinte njëherë një emër, diskutohet Arjan Manellari, më pas më erdhi emri i dytë. Bëja veten me faj që kam qëndruar tek koka e vëllait dhe nuk kam rendur komisariatave.
Një gjë ishte e sigurtë që ishte vrarë nga shumë njerëz. E kam tek pjesa që qarkullonte tek spitali i Pogradecit. Nën hije dhe nën frikë kishe mjekët që nuk flisnin. Nuk e dëgjoja nga një mjek që thoshin që është goditur. Vetëm në gjendje të dehur qarkullonte. /ZËRI 
Burimi