Vdekja e Egli Progës, del ekspertiza mjeko-ligjore: Si pasojë e goditjeve pësoi hemoragji në tru

Vdekja e Egli Progës, del ekspertiza mjeko-ligjore: Si pasojë e goditjeve pësoi hemoragji në tru

Viktima, Egli Proga, dhe i dyshuari kryesor Denis Mece

POGRADEC- Rreth një muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 42-vjeçari Egli Proga, dyshohet se u dhunua për vdekje nga disa persona, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes së viktimës. Sipas akt-ekspertimit që është bërë nga IML, konstatohen dëmet që janë parë në trupin e viktimës, si në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht.
Sipas aktit të ekspertimit,shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është : “hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.
“Nē mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L”, thuhet nē akt-ekspertim .
Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës. Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen,me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.
Por Prokuroria e Korçës,në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.
Burimi