VD- Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Abu Dhabi shqiptari me 3 emra

VD- Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Abu Dhabi shqiptari me 3 emra

pamje nga ekstradimi

TIRANË-Është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arjan Malko, alias  Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla. Malko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi gjykata e Torinos ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” në prill të këtij viti për trafik droge kryer në bashkëpunim. Shqiptari rrezikon deri në 20 vite burg.

Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.
Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
A. M, alias E. M, alias E. F.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet./ZËRI
Burimi