VD- Banorët e Thumanës sërish në protestë! Qytetarët përplasen me policinë: S’ka zgjidhje, jemi të vjedhur
PAMJE NGA PROTESTA
FUSHË KRUJË- Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës kanë dalë sërish në protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët si në cdo protesta kanë bllokuar autostradën, ndërsa janë mbledhur forca të shumta policie. Në fillim të protestës banorët janë përplasur me efektivë të Policisë së Tiranës dhe pjesëtarë të FNSH. Në videon e siguruar nga ZËRI, banorët shihen teksa tentojnë të çajnë kordonin e policisë dhe kanë bllokuar qarkullimin.
Ata janë shprehur se nuk do të ndalin protestat deri në një zgjidhje. Ata theksojnë se u janë rritur kostot. Banorët ankohen se bizneset e tyre janë duke falimentuar, pasi automjetet nuk kanë kalojnë më aty.
‘Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë’, shprehet një prej protestuesve.
“Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam,”- u shpreh një tjetër protestues.
‘Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat’, u shpreh një tjetër banor.
Banorët kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës./ZËRI
Burimi