Vatikani ndalon punonjësit e Bazilikës së Shën Pjetrit të kenë tatuazhe

Vatikani ndalon punonjësit e Bazilikës së Shën Pjetrit të kenë tatuazhe

 

Bazilika

 
Vatikani i ka ndaluar punonjësit në Bazilikën e Shën Pjetrit që të mbajnë tatuazhe të dukshme në trup për të ruajtur “mirësinë” e vendit të shenjtë. Rregullorja e re, e bërë publike gjatë fundjavës, zbatohet për rreth 170 punonjës laikë të Fabrica di San Pietro, agjencia përgjegjëse për drejtimin e kishës. At Enzo Fortunato, kreu i zyrës së shtypit të Bazilikës, i tha Reuters sot se kjo rregullore kodifikon rregullat që ishin në fuqi në të kaluarën “në një formë tjetër”.
Megjithatë, ai mohoi njoftimet e mediave italiane se laikët e pamartuar do të ndalohen të punojnë në San Pietro. Madje këto raportime ai i ka quajtur “thashetheme”. Rregullorja thotë se personeli duhet të bëjë një “jetë shembullore fetare dhe morale”, si në jetën e tyre private ashtu edhe në atë familjare, “në përputhje me doktrinën e Kishës”.
Bazuar në mësimet e Kishës Katolike Romake, seksi mes njerëzve që nuk janë të martuar me njëri-tjetrin është mëkat. Edhe çiftet e fejuara duhet të abstenojnë nga seksi. Papa Françesku ka zemëruar disa konservatorë duke thënë disa herë se Kisha duhet të përqendrohet në mëshirë dhe falje në vend të respektimit të rreptë të rregullave të saj./ZËRI
Burimi