“Unë duhet të isha i vdekur”/ Intervista e parë e Trump pas atentatit
Donald Trump
SHBA- “Unë duhet të isha i vdekur,”-kështu tha ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas atentatit ndaj tij, të cilin ai e përshkroi si një “përvojë shumë surreale”. Intervistën e tij të parë pas ngjares, Trump e dha për “New York Post” nga një avion që po e dërgonte në Milwaukee për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.
Trump mban një fashë të bardhë në veshin e djathtë, atje ku e shpi plumbi i atentatorit.
“Ishte një përvojë shumë surreale. Mjeku në spital tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti atë një mrekulli. Normalisht nuk duhet të isha këtu, duhet të isha i vdekur,”- tha Trump.
Trump tha se ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e larguan nga skena, ai ende donte të vazhdonte të fliste me mbështetësit e tij, por agjentët i thanë se nuk ishte e sigurtë dhe se duhej ta çonin në spital. Ai gjithashtu u mrekullua se sa shpejt vepruan agjentët sapo filluan të shtënat.
“Agjentët më tronditën aq shumë kur më hodhën në tokë…aq sa më ranë këpucët. Unë dhe këpucët e mia jemi të afërt me njëri-tjetrin”
Trump iu referua gjithashtu fotos që u bë virale fill pas ngjarjes, ku edhe u shfaq me grushtin e ngritur.
“Shumë njerëz thonë se kjo është fotografia më ikonike që kanë parë ndonjëherë. Kanë të drejtë. Unë nuk vdiqa. Zakonisht duhet të vdesësh për të pasur një imazh ikonik. Doja të vazhdoja të flisja, por thjesht u qëllova. Mjeku në spitalin lokal, i cili ka një qendër traume, më tha se kurrë nuk kishte parë dikë t’i mbijetonte një goditje me një AR-15,”-shtoi ai.
Nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Matthew Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret./ZËRI
Burimi