U prezantuan si policë/ Bullgarët mashtrojnë shqiptaren në Santorini, i marrin 98 mijë euro: Djali do shkojë në burg

U prezantuan si policë/ Bullgarët mashtrojnë shqiptaren në Santorini, i marrin 98 mijë euro: Djali do shkojë në burg

FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Katër bullgarë janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare me origjinë shqiptare.  
63-vjeçarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur, e cila i ishte prezantuar si punonjëse policie dhe i kërkoi një shumë të madhe parash. Mashtruesit i bënë presion shqiptares me  pasojat ligjore për djalin e saj, i cili kishte shkaktuar një aksident automobilistik ku u plagos rëndë një fëmijë i mitur, shkruan Protothema.
Shqiptarja për të mbrojtur djalin e saj ndoqi udhëzimet dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash. Megjithatë, mashtrimi u zbulua dhe nisi një hetim që rezultoi në çmontimin e grupit./ZËRI
Burimi