U la në arrest shtëpie/ Dosja nr.2 mund të fundosë edhe më keq Rexhë Beberin, i dha tokën publike kushëririt të tij
rexhe byberi
TROPOJË- Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi, dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja, u vunë dje nën masën e sigurisë së arrestit të shtëpisë, me urdhër të SPAK, pasi akuzohen për shpërdorim detyre, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 2.7 miliardë lekë të vjetra. Megjithë shifrën e lartë të abuzimit me paratë publike, ndaj Byberit nuk është parë e udhës që të jepej një masë më e fortë sigurie, siç është dhënë më herët për kolegë të tij, ajo e arrestit me burg. Por kjo nuk është dosja e vetme që SPAK ka në dorë për krybashkiakun e Tropojës…
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme, i thanë gazetarit Elton Qyno se dosja e dytë bën bën fjalë për një kontratë qiraje e muajit Gusht 2022 e firmosur mes kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi dhe kushëririt të tij, Avni Byberi, ku pasuria publike e Bashkisë, trajtohet si një çiflig i kësaj familje.
Janë 14 hektarë të ekonomisë pyjore që prej vitit 2022 u ndanë në mënyrë të njëanshme dhe preferenciale mes dy kushërinjve Byberi. Ku njëri përfaqëson dhe drejton interesin shtetëror në bashkinë Tropojë, ndërsa tjetri administron subjektin tregtar privat të ndërtimit “Byberi”.
Kjo është kontrata e plotë e qirasë, ku dy kushërinjtë kanë firmosur dhe vulosur, për administrimin e pronës publike, kundrejt një shume financiare prej 2 milion e 68 mijë lekë të vjetra.
Kontrata
Sipërfaqja pyjore është dhënë për një periudhë kohe prej 9 vite dhe bie në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit të zyrtarë dhe funksionarëve publikë.
Ndarja e pasurisë publike, përmes përdorimit të formulës së nepotizmit, ku i zgjedhuri vendor Rexhë Byberi firmos për llogari të të afërmit të tij, ka çuar një grup banorësh të Tropojës, t’i drejtohet me një ankesë zyrës së Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë dhe Konflikt të Interesit.
Banorët kërkojnë nga ILDKPKI-ja të mari masa ligjorë dhe penalizojë kryetarin e Bashkisë Rexhë Byberi, për shkak se në konflikt të hapur të interesit dhe në papajtueshmëri me detyrën, ka firmosur duke i dhënë fondin pyjor kushëririt të tij, Avni Byberi.
Më tej ky i fundit duke përdorur mjetet e transportit të rëndë të kompanisë së ndërtimit “Byberi”, ka hapur në këtë fond pyjor një gurore dhe ka instaluar impiant për prodhimin e betonit.
Zona në fjalë është një fond pyjor i ekosistemit dhe i shërben për atraksione turistike.
Ndërsa kushëriri i Rexhë Byberit, ka vendosur të hapi një gurore, duke sjellë dëme të pariparueshme në mjedis. Njëherësh të kërcënojë dhe veprimtarinë e bujtinave turistike që ndodhen për rreth fondit pyjor, ku është ngritur gurorja.
Në media, rreth një vit më parë, u transmetuan pamjet ku IKMT dhe Policia e Shtetit zhvilluan një aksion duke prishur ambientet e instalimit të impiantit të betonit në guroren e kompanisë “Byberi”.
Veprimi i policisë erdhi 1 vit më parë pasi dhjetëra banorë të zonës, ju drejtuan me një kallëzim penal prokurorisë së Posaçme SPAK, duke kërkuar ndjekjen penale të kryetarit të bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi për akuzat e “korrupsionit pasiv”, “Shkatërrimi i fondit pyjor” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Burimi