U kërcënua/ Braçe: Tokat e përvetësuara në Seman, oficerët e shtetit se njihnin ligjin
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për tokat në lumin Seman pranë fshatit Imshtë dhe ato në lumin Shkumbin, ku pak ditë më parë njoftoi se kishte marrë një kërcënim për të hequr dorë nga mbrojtja e tyre. Braçe ka treguar se është marrë gjatë gjithë javës me problemin, madje ka informuar edhe punonjë e oficerë policie. Ai deklaroi se edhe pse informoi Policinë, është habitur pasi nuk e njihnin ligjit dhe janë ndërmarrë veprime kundër bujqëve.
“I referohem ligjit, që toka e lumit është e shtetit. Jam marrë gjatë javës edhe me punonjës e oficerë të Policisë së Shtetit dhe jam befasuar sepse ligjin se njihnin fare dhe kishin marrë veprime kundër bujqëve. Toka e lumit është publike e patjetërsueshme. Mos dhunoni bujqit kaq e thjeshtë është,”-u shpreh Braçe.
Deputeti ngiri zërin në mbrojtje të fermerëve.
“Gruri është 25 lekë sot, kostoja e prodhimit shumë më lartë. Duhet analizuar dhe marrë vendimet e duhura. Është problem tregu, jo shitja. Mjafton t’ju them që desh u prish aleanca mes Polonisë dhe Ukrainës, për të mbrojtur bujqit polakë. Edhe ne duhet të mbrojmë bujqit tanë. Më ka dalë vetja nga qejfi duke folur katër vite pa ndalim për këtë gjë. Por, ka ardhur kohë, të mendohet seriozisht kjo gjë. Nuk mundet ta dorëzoj unë sot shalqirin dhe pas 4 ditësh kur të më japin lekët, të më thonë që çmimi nuk është ai që kishe ti në mend. Jo për të linçuar furnizuesit, por për të dënuar abuzuesit,”-tha ai.
Burimi