U dogj me benzinë nga i shoqi, vëllai i Melisa Trëndafilit: Policia ishte në dijeni të dhunës, Bledari e zhyti në borxhe

U dogj me benzinë nga i shoqi, vëllai i Melisa Trëndafilit: Policia ishte në dijeni të dhunës, Bledari e zhyti në borxhe

Melisa dhe bledar trendafili

TIRANË- Vëllai i Melisa Trëndafilit, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte drejt ndarjes, ka hedhur akuza për neglizhencë në drejtim të policisë së Korçës. Sipas tij, Policia ka qenë në dijeni të dhunës së vazhdueshme që Bledar Trëndafili, aktualisht në kërkim, kishte ushtruar ndaj motrës së tij.
“Dua që ajo nënë e dy fëmijët duhet të merrte ndihmë nga policia e Korçës aty ku edhe ka bërë denoncimin. Policia ka qenë në dijeni të situatës. Autori është i lirë, as ne nuk jemi të qetë sepse kemi familjen”, tha ai.
Ai tha më tej në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se familja e Melisës e ka ndihmuar dhëndrin kur ka qenë në burg, ndërsa ka qenë i zhytur në borxhe.
“Kishin 10 vjet të martuar. Motra ka qenë shtatzënë. Ai ka qenë në burg. Mamaja ime ka mbajtur fëmijët. Fëmijët erdhën në jetë pas martese. Ai kur ka dalë nga burgu, ka gjetur djalin 4 vjeç. Kanë ardhur këtu, kanë hapur një biznes. Situatën e dinim të gjithë. Mamaja ime e ka ndihmuar atë në burg. Motra jonë nuk donte që të ndaheshin.
Ne nuk donim të shikonim atë situatë te fëmijët e motrës. Ai vazhdonte me probleme dhe thoshte sërish që nuk do të bëjë më prapësira. Burri i motrës u zhyt në borxhe në biznesin që kishte. Motra i ka thënë që më lër rehat se nuk mund ta vazhdoj më këtë situatë. Ai i thoshte që ti nuk ke ku shkon”, tha vëllai i Melisa Trëndafilit.

Vetë gruaja që ndodhet prej ditësh në spitalin e QSUT-së, në repartin e djegjeve, tha se nuk do të jetë e qetë, derisa bashkëshorti i saj të vihet në pranga. Pas ngjarjes, ai arriti që të largohej dhe nuk është vënë ende në pranga. /ZËRI
Burimi