U dhunua nga i shoqi/ Në gjendje dëshpërimi stjuardesa irlandeze tenton vetëvrasjen…por në Dubai e pëson keq!
Tori Towey
DUBAI- Një stjuardesë irlandeze, e cila tentoi të vetëvritej pasi kishte pirë shumë alkool ndërsa ishte në Emiratin Arab, tani po ndiqet penalisht dhe i ndalohet që të dalë nga vendi. Sipas Daily Mail, 28-vjeçarja Tori Towey, e cila punon për Emirates Airlines në Emiratet e Bashkuara Arabe, pretendon se ishte viktimë e dhunës në familje. Një zëdhënës i grupit ligjor “Detained in Dubai” (DiD) zbuloi se bashkëshorti afrikano-jugor i të resë e ndoqi me thikë dhe dhunoi fizikisht.
Tori Towey
Pas sulmit, burri i Towey, i cili gjithashtu punonte për Emirates Airlines, u pushua nga puna. E prekur psikologjikisht nga sulmi, stjuardesa irlandeze u deh dhe u përpoq t’i jepte fund jetës. Fatmirësisht ajo nuk ia doli, por menjëherë pasi përfundoi kontrollin në spital u dërgua në Komisariat. Atje ju dha lajmi se do të ndiqej penalisht për abuzim me alkoolin dhe tentativë për vetëvrasje. Ndërkohë që autoritetet vendase po e hetojnë, 28-vjeçarja po përpiqet me dëshpërim të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në vendlindje, pasi autoritetet vendase i kanë “bllokuar” pasaportën dhe ajo nuk mund të udhëtojë.
Duke folur përmes grupit DiD, Towey tha: Nuk e di se çfarë do të ndodhë në gjykatë javën e ardhshme. Dua dëshpërimisht të kthehem në Irlandë dhe t’i lë të gjitha ngjarje që më kanë ndodhur pas. Unë i kërkoj kryeministrit irlandez të më ndihmojë.
Pasi dëgjoi apelin, kryeministri irlandez Simon Harris tha se do të ndërhynte për të gjetur një zgjidhje për këtë rast, të cilin ai e cilësoi si “të tmerrshëm”./ZËRI
Burimi