Turqia po “zien” nga arrestimi i Imamoglu! Mijëra protestues në rrugë, përplasen me Policinë

Turqia po “zien” nga arrestimi i Imamoglu! Mijëra protestues në rrugë, përplasen me Policinë

Pamje nga protestat

TURQI- Përshkallëzohen protestat në Turqi! Pas arrestimit të liderit të opozitës, Ekrem Imamoglu, qytetarët që kishin dalë për të protestuar kanë nisur që të përplasen me forcat e policisë, në qendër të qytetit dhe rreth kampuseve universitare. Siç duket edhe nga pamjet, qytetarët e Stambollit kanë dalë në rrugë pavarësisht vështirësive që u janë krijuar me mbylljen e rrugëve dhe nuk po e kursejnë as dhunën. 
Për të shpërndarë turmat, Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës.

Ekrem Imamoglu u arrestua sot në mëngjes pasi akuzohet se është lideri i një organizate kriminale; akuzohet për manipulim tenderash dhe ndihmë për organizatë terroriste. Agjencia shtetërore ‘Anadolu’ informon se prokurorët lëshuan urdhër-arrest për kryebashkiakun Ekrem Imamoglu dhe rreth 100 persona të tjerë. Midis të arrestuarve ishte bashkëpunëtori i ngushtë i Imamoglu, Murat Ongun. Një grup i madh i personelit të sigurisë rrethoi shtëpinë e Imamoglu përpara se ta merrte në paraburgim. Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoglu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza si të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente