Turisti francez thyen derën dhe largohet pa paguar, stafi: Mos e pranoni në hotelet tuaja

Turisti francez thyen derën dhe largohet pa paguar, stafi: Mos e pranoni në hotelet tuaja

Francezi që ka dëmtuar derën

TIRANË- Një incident i pazakontë ka ndodhur në një nga hotelet e vendit tonë. Turisti francez është kthyer në hotel pas orës 3-4 të mëngjesit në gjendje të dehur, ku ka shkaktuar disa dëme materiale. Ai ka thyer derën e dhomës ku po qëndronte, duke krijuar një situatë të paprecedentë për stafin. Turisti përveç dëmeve materiale, u largua nga hoteli pa dhënë asnjë llogari dhe pa bërë pagesën.

Dera e shkatërruar

Stafi i hotelit për JOQ tregoi se ka tentuar disa herë të kontaktojë klientin përmes tre numrave të ndryshëm të telefonit, por ai refuzoi të përgjigjet dhe i bllokoi të gjitha kontaktit.

Dera e shkatrruar

Ndër të tjera me pamjet e publikuara nga dëmet materiale, stafi ka paralajmëruar të gjitha hotelet e tjera që të mos pranojnë klientin e përshkruar, duke theksuar rrezikun e përsëritjes së ngjarjeve të ngjashme. Ata kanë kërkuar që ky individ të jetë në listën e zezë të hotelierisë për të parandaluar incidentet e ardhshme që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në hotelet e tjera./ ZËRI

derpng

depng
Burimi