
Trump ndalon hyrjet për qytetarët e 43 vendeve të botës, ‘shpëton’ Shqipëria
Donald Trump
SHBA-Donald Trump po shqyrton mundësinë që qytetarëve nga 43 vende t`i kufizohet hyrja ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të shtrëngohen vizat për Rusinë. Siç shkruan New York Times, parashikon po kështu sanksione të ashpra për disa shtetas bjellorus. Lista përfshin 43 vende të ndara në tre grupe të veçanta, për të cilat do të ketë ose pezullim të plotë të vizave, ose ndalim të pjesshëm.
Grupi i parë prej 11 vendesh duke përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, për të cilat propozohen masa drastike me ndërprerje totale të vizave.
Në grupin e dytë, 10 vende do të përballeshin me pezullime të pjesshme që do të ndikonin në vizat turistike dhe studentore si dhe vizat e tjera të emigrimit, me disa përjashtime.
Eritrea, Haiti, Laosi, Mianmari dhe Sudani i Jugut Dhe në një grup të tretë, gjithsej 22 vende do të konsideroheshin për një pezullim të pjesshëm të lëshimit të vizave të SHBA nëse qeveritë e tyre “nuk bëjnë përpjekje për të zgjidhur mangësitë brenda 60 ditëve”, nënvizohet në memorandum.
Në grupin e tretë hyn mes të tjerash Bjellorusia, Pakistanini dhe Turkmenistani. Asnjë vend ballkanik nuk është pjesë e listës. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në listë dhe se ajo duhej të miratohej nga administrata, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Më 20 janar, Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për verifikim më të rreptë të sigurisë për shtetasit e huaj që kërkojnë të hyjnë në SHBA, me qëllim identifikimin e kërcënimeve të mundshme të sigurisë kombëtare.
Burimi