
Trump çon në 50% tarifat për çelikun dhe aluminin nga Kanadaja: Bëhuni shteti i 51-të i SHBA-së!
Justin Trudoe dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të dyfishojë tarifat e planifikuara për çelikun dhe aluminin kanadez nga 25% në 50%, duke përshkallëzuar luftën tregtare me fqinjin verior të SHBA-së. Trump thotë se rritja e tarifave që do të hyjë në fuqi të mërkurën është në përgjigje të rritjes së tarifave të vendosura nga qeveria provinciale e Ontarios për energjinë elektrike që i shitet Shteteve të Bashkuara.
Donald Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se po vendos menjëherë një tarifë tjetër prej 25% ndaj Otavës për importet e çelikut dhe hekurit. Në fakt, Trump vë në dukje se 25%-i aktual do të implementohet nga nesër dhe do t’i shtohet 25% që vendosi sot.
Në të njëjtin mesazh, Trump vazhdon me një apel për kanadezët, të cilëve u kërkon që të bëhen shteti i 51-të i SHBA-së, pasi sipas këtij, duke theksuar se tarifat do të zhduken.
Postimi i Trump:
Unë kam udhëzuar Sekretarin tim të Tregtisë që të shtojë një tarifë SHTESË 25% në 50%, për të gjithë Çelikun dhe ALUMININ QË VJEN NË SHTETET E BASHKUARA NGA Kanadaja. Kjo masë do të hyjë në fuqi NESËR në MËNGJES, më 12 Mars. Gjithashtu, Kanadaja duhet të heqë menjëherë Tarifën e Fermerit Anti-Amerikan. Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike. Nëse Kanadaja nuk do të ul tarifat e tjera skandaloze, unë do të rris ndjeshëm, më 2 prill, tarifat për makinat që vijnë në SHBA, të cilat, në thelb, do të mbyllin përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada. Ato makina mund të bëhen lehtësisht në SHBA! Gjithashtu, Kanadaja paguan shumë pak për Sigurinë Kombëtare, duke u mbështetur në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen ushtarake. Ne po subvencionojmë Kanadanë në shumën prej më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. PSE??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Kjo do t’i zhdukte të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër. Taksat e kanadezëve do të zvogëlohen ndjeshëm, ata do të jenë më të sigurt, ushtarakisht. Himni juaj brilant, “O Kanada”, do të vazhdojë të luhet, por do jeni një shtet i MADH dhe i FUQISHËM brenda Kombit më të madh që Bota ka parë ndonjëherë!
Me tarifat 50% për çelikun dhe hekurin, Kanadaja bëhet padyshim vendi me tarifat më të larta amerikane në botë në këtë fushë dhe është e qartë se Zyra Ovale, pavarësisht reagimeve të vazhdueshme dhe kritikat, nuk ka ndërmend të dorëzohet për këtë çështje. Trump fillimisht vendosi tarifa 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika, por më pas i ndaloi ato deri më 2 prill. Ai pretendon se tarifat janë një përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe emigrantëve pa dokumente që shkojnë në SHBA nga dy vendet fqinje./ZËRI
Burimi