Tronditëse në SHBA, djali vret nënën! Ajo i kishte kërkuar të fillonte punë dhe të pastronte dhomën

Tronditëse në SHBA, djali vret nënën! Ajo i kishte kërkuar të fillonte punë dhe të pastronte dhomën

Conner Cobbold dhe nëna e tij

Një student i Akademisë së Marinës Tregtare të SHBA-së, u ul në bankën e të akuzuarve të mërkurën pasi akuzohet për vrasjen e nënës së tij. Ngjarje e ndodhur pasi nëna i kishte kërkuar që të fillonte punë, ose në të kundërt do e dëbonte nga shtëpia. 20-vjeçari Conner Cobbold e pranoi krimin dhe tha se e kishte mbytur pasi ajo e kishte nxjerrë nga banesa.
20-vjeçari nuk pranoi një avokat për ta përfaqësuar në një gjykatë në Indiana. Dyshohet se i riu amerikan kishte pasur më parë probleme psikologjike dhe kishte marrë mbështetje mjekësore. Nëna e tij 43-vjeçare, Shanille Burns, i kishte dhënë ultimatum për të gjetur një punë me kohë të plotë dhe për të pastruar dhomën e tij për të qëndruar në shtëpi./ZËRI
Burimi