
Tragjike/ Motori përplaset në stacionin e autobusit, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Greqi
👁3246
Foto ilustruese
KRETË- Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me motor në Kretë të Greqisë.
Sipas autoriteteve, ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnates, pasi motori me të cilin po udhëtonte i riu u përplas në një stacion autobusi. Mësohet se shqiptari, i identifikuar si Xhuliano, ishte pasagjer dhe se dikush tjetër po drejtonte motomjetin.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe dy të rinjtë janë dërgar në spital, por 18 vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. /ZËRI
Burimi