![TRAGJIKE/ Makina rrokulliset disa herë, humb jetën çifti shqiptar](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/tragjike-makina-rrokulliset-disa-here-humb-jeten-cifti-shqiptar_66d1a35e25ab7.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
TRAGJIKE/ Makina rrokulliset disa herë, humb jetën çifti shqiptar
👁5062
PRISHTINË- Një çift nga Prishtina ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë.
Mësohet se viktimat janë Bekim Tora 53-vjeç dhe Shehide Tora 49-vjeçe. Sipas policisë së Kosovës, makina me të cilën ata po udhëtonin u rrokullis disa herë dhe ata nuk mundën t’i shpëtonin plagëve të marra.
Fëmijët e çiftit kanë njoftuar sot se varrimi i prindërve të tyre të ndjerë do të bëhet sot në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. /ZËRI
Burimi