
Tragjedia në Koçan/ Shkon në 59 numri i viktimave dhe 155 të plagosur, 18 në gjendje kritike për jetën
Pamje nga vendngjarja
KOÇAN- Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Koçan! Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se numri i viktimave ka shkuar në 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Po ashtu, bëhet me dije se 18 pacientë janë në gjendje kritike për jetën. Të lënduarit nga zjarri që ra në një lokal nate janë transportuar në spitalin e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit. I plagosur ka mbetur edhe këngëtari i bandës muzikore që po perfomonte në momentin e zjarrit. Në ambientet e klubit kanë qenë 1500 persona, kryesisht të rinj.
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Burimi