Tragjedi! Po kthehej nga shkolla me motrën e vogël, kamioni përplas për vdekje 11-vjeçarin shqiptar

Tragjedi! Po kthehej nga shkolla me motrën e vogël, kamioni përplas për vdekje 11-vjeçarin shqiptar

homazhe

ZVICËR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bazel të Zvicër, ku një fëmijë, 11 vjeç, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nxënës i klasës se katërt, është goditur nga një kamion dhe ka ndërruar jetë. Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e ka parë ngjarjen dhe ka vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion.
“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton babai i tij.
Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur shkoi në punë si mirëmbajtës. E ëma e pa 11-vjeçarin, duke shkuar në shkollë atë mëngjes, shkruan gazeta zvcierane.
“Ishte dita e fundit e shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardiani. 
Motra e Eliorit, 8 vjeç, shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo ecën më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, duke shkuar në shtëpi për drekë. Babai i djalit thotë se nuk e dinë kush e ka vrarë djalin e tyre, ndërsa policia po kryen hetime./ZËRI
Burimi