Trafiku i mbetjeve toksike! Kurum “lan duart”, Doganat ia faturojnë Kosovës (Vërshojnë akuzat)
Gjovana Sokolaj
TIRANË-Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës. Por çfarë pasoi reagimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, nga kompanitë e Elbasanit te Dogana Shqiptare, deri në përfshirjen e Kosovës!
Në një reagim Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë akuzoi kompaninë Kurum që operon në Elbasan, duke deklaruar se se kontenierët përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan dhe janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.
“Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS. Në vijim, këto njësi kontejnerike, në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC, dyshohet se janë transportuar drejt Portit të Triestes përmes anijeve kontejnerike ndërkombëtare,”-thuhet në reagimin e Ministrisë.
Por turqit e mohuan! Në deklaratën e shpërndarë për mediat nga Kurum, thuhet se kjo kompani në asnjë rast nuk ka transportuar ngarkesa me mbetje të rrezikshme.
‘Ne çdo rast, aplikohet për leje eksporti ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventën e Bazelit, proces lehtësisht i verifikueshëm ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Kurum International asnjehere nuk ka eksportuar mbetje te rrezikshme, ndaj edhe ne kete rast kjo ngarkese per te cilen behet fjale nuk eshte eksportuar nga Kurum International. Ky fakt eshte lehtesisht i verifikueshem prane institucioneve perkatese, Drejtorise se Pergjithshme te Doganave dhe porteve shqiptare’, thotë Kurum në reagimin e tyre.
HETIMET
Prokuroria e Durrësit dhe Elbasanit nisën hetimet për rastin e dy anijeve me mbi 800 tonë mbetje toksike, drejt Tajlandës për të zbuluar enigmën se si u transportuan. Në rastin e dytë janë 115 kontenierë të tjerë që kanë dalë nga Porti i Durrësit dhe janë braktisur në Kinë. Në hetim janë doganierët në Portin e Durrësit, për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i K.Penal. Sa i përket hetimit në Elbasan, teksa kompania turke ‘Kurum’ përplaset me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, një tjetër kompani del në skenë. Kompania e nënkontraktuar për transportin e mbetjeve është kompania “Sokolaj shpk”, e cila i ka blerë mbetjet pranë KURUM dhe i ka transportuar ato drejt Tajlandës pa marrë miratimin e vendit pritës. Kompania është vënë nën hetim dhe priten detaje të reja në lidhje me eksportin e mbetjeve toksike. “Sokolaj shpk” është një kompani e themeluar në vitin 2006, fillimisht në Lushnje, ndërsa më vonë e ka zhvendosur selinë e saj qëndrore në Durrës. Aksionet zotërohen në masën 100 për qind nga Gjovana Sokolaj, një shtetase e lindur në Iballë të Pukës dhe banuese në Durrës.
Teksa vëmendja dhe reagimet ‘shënjestrojnë’ Portin e Durrësit dhe Shqipërinë, Dogana Shqiptare bën me dije se rasti flagrant nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Sipas Doganës, produkti në fjalë me origjinë nga Kosova transportohet për llogari të një kompanie zvicerane. Pra, Dogana transferon problemin nga Elbasani, ku e çoi ministria e Mjedisit në Kosovë.
“Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon: Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland. Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China. Sa më sipër ritheksojmë se: • Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë; • Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria. ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me cc(Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues”, thuhet ne reagim.
Paqartësia se si u përfshi Shqipëria në skandalin e mbetjeve toksike, po merr përmasa të tjera duke shkaktuar reagime të shumta. Opozita dhe Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën akuzojnë qeverinë, se kjo situatë tregon se Shqipëria është kthyer në një vend i përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.
Alarmi për mbetjet u dha më 5 gusht nga organizata joqeveritare e kontrollit botëror të mbetjeve toksike, “Basel Network Center” dhe dy ditë më pas u publikua nga media “Bloomberg”, duke vënë në lëvizje autoritetet. Tajlanda i ka kthyer mbrapsht dy anijet e kompanisë “Maersk”, “Compton” dhe “Candor”, me 100 kontejnerë në bord. Anija me mbetjet toksike të Kurum u nis nga Durrësi në 4 korrik dhe pas alarmit nga qendra Basel, ajo fiku sinjalin GPS në 31 korrik teksa po i afrohej Cape Toën në Afrikën e Jugut. Por si dolën këto mbetje dhe kush fshihet pas aferës? Pritet përgjigja e Prokurorisë. /ZËRI
Burimi