Tjetër skandal seksual? Safet Gjici në burg, Alfred Peza me luksin për dorëheqje pa zhurmë

Tjetër skandal seksual? Safet Gjici në burg, Alfred Peza me luksin për dorëheqje pa zhurmë

Safet Gjici dhe Alfred Peza

TIRANË-Dorëheqja e Alfred Pezës nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të RadioTelevizionit Shqiptar nuk ka kaluar pa zhurmë. Përveç kërkesave të shumta për largimin e tij nga posti dhe komenteve në lidhje me dorëheqjen e tij, letra e gazetares së RTSH Blerta Tafani, nxjerr në pah një skandal ‘Safet Gjici 2′. Por çfarë e lidh Alfred Pezën me ish-kryebashkiaku e Kukësit, i cili sot ndodhet në burg?
Safet Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e shtetit me Alma Kaçin. Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, u dënua me 3 vite burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Alma Kaçi u dënua me 1 vit burgim nën akuzën e prostitucionit. Skandali seksual i Gjicit ishte i pari që tronditi opinionin publik por edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të RadioTelevizionit Shqiptar, duket se mbart po të njëjtën situatë.
Gazetarja Blerta Tafani në letrën e saj ka akuzuar Alfred Pezën për ngacmim seksual. Peza po ashtu njejtë si Gjici deri mëngjesin e sotëm mbante një pos në televizionin e shtetit, pra po një figurë zyrtare, i cili duke shfrytëzuar postin e tij i ka kërkuar punonjëses takime jashtë orarit zyrtar të punës. Ndryshimi i vetëm mes dy figurave është se Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie në zyrën e tij, ndërsa Peza deri tani vetëm akuzohet për ngacmim, dhunë verbale dhe psikologjike.
Gjici për veprimet e tij mori dënimin me burg, ndërsa Peza në heshtje dha dorëheqjen, pa folur askush se çfarë fshihej pas. Letra e u publikua vetëm pas lëvizjes së tij për të hequr dorë nga posti. Nuk dihet ende nëse ka diçka të vërtetë dhe moderatorja ka vendosur që të bëjë hapa pas, apo është një tentativë për të hedhur akuza (që janë të rënda) ndaj Pezës. ZËRI ka kontaktuar me gazetaren, dhe në një përgjigje për redaksinë Tafani nuk e ka mohuar lajmin por ka kërkuar kohë.
“Mjafton ta shohesh qe gazeta ka ndryshuar titullin dy here dhe ben vete nje analize mbi vertetesine. Lutem të më mirëkuptoni por kam nevojë për të folur në një kohë tjetër të afërt,’-u shpreh gazetarja.
ZËRI ka siguruar edhe bisedat e zhvilluara mes Alfred Pezës dhe gazetares, ku drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Shqiptar është në pritje të një takimi me gazetaren. 

E gjitha ka ndodhur përgjatë 1 viti që Alfred Peza ishte në krye të institucionit. Pyetja që shtrohet është a duhet të hetohet ai njejtë si Safet Gjici dhe të dënohet për shpërdorim detyre, apo çdo gjë do kalojë me dorëheqjen e tij?/ZËRI
Burimi