Tjetër i pafajshëm ‘pre’ e plumbave! Shënjestra e atentatit në Don Bosko ishte Kastriot Elezaj (E SHKUARA KRIMINALE)
👁6889
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Dy persona janë plagosur sot në Don Bosko pas një atentati me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Nga të dy vetëm Elezaj ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa Metushi ishte thjesht kamarieri i lokalit ku ndodhi atentati ndaj 45-vjeçarit.
45-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pasi ka mbaruar dënimin, është rikthyer në Shqipëri. Ndaj paraprakisht e shkuara e tij dyshohet se është bërë shkak për atentatin e sotëm, që fatmirësisht nuk ka qenë fatal për asnjë prej të plagosurve.
Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, Metushi ka marrë plagë në këmbë, ndërsa 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri./ZËRI
Burimi