Tjetër AKSION i SPAK-ut/ Arrestohen 2 ish-zyrtarët për nxjerrje të sekretit hetimor

Tjetër AKSION i SPAK-ut/ Arrestohen 2 ish-zyrtarët për nxjerrje të sekretit hetimor

Tjetër AKSION i SPAK-ut/ Arrestohen 2 ish-zyrtarët për nxjerrje

Zambak Gjoni

TIRANË- Dy “fletë-arresti” janë prerë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një masë e re i është komunikuar në burg ish-drejtuesit të IKMT-së, Zambak Gjonit, ndërsa me SPAK është përballur edhe ish-drejtuesi tjetër i IMT-së, Artjon Rrokaj. Sipas “CNA”, për të dy është marrë një vendim i GJKKO-së me kërkesë të prokurorit të çështjes Bledar Maksuti. 

Të dy, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në redaksitë e mediave dhe personave të tjerë dokumente të dosjeve që janë ende duke u hetuar nga SPAK. Pra, kanë nxjerrë sekretin hetimor. Megjithatë, edhe pse ka një masë sigurie ndaj tyre, ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hetimi vazhdon dhe pas arrestimit të dy zyrtarëve pritet një operacion që mund të përfshijë edhe emra të tjerë.

Gjoni ka qenë deri para disa kohësh me funksion drejtor Inspektimesh, pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër. Por ka mbajtur edhe postin e drejtorit të qendrës së paraburgimit në Vlorë. Ai u arrestua më 12 mars pasi  akuzohet për ndërhyrje në sistemet kompjuterike./ZËRI

Burimi