‘TIMS’/ Kush do të dëshmojë në mbledhjen e radhës në Komisionin Hetimor (EMRAT)

‘TIMS’/ Kush do të dëshmojë në mbledhjen e radhës në Komisionin Hetimor (EMRAT)

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët vijon në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS. Mbledhja do të zhvillohet në datë 2 korrik 2024. Në mbledhjen e Komisionit janë thirrur për të dëshmuar Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
Ç’ka ndodhur me sistemin TIMS?
Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin. Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit./ZËRI
Burimi