TIMS/ Drejtues të SHISH-it dhe Policisë së Shtetit, emrat që do të dëshmojnë në Komisionin Hetimor

TIMS/ Drejtues të SHISH-it dhe Policisë së Shtetit, emrat që do të dëshmojnë në Komisionin Hetimor

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Komisioni Hetimor për sistemin TIMS, do të vijojë me dëshmitë në lidhje me rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS.  Në mbledhjen e Komisionit janë thirrur për të dëshmuar nga Vlora Hyseni te Neritan Nallbati, ndërkohë që më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kush pritet të dëshmojnë në Komisionin për Hetimin e TIMS
– Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
– Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;
– Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
Ç’ka ndodhur me sistemin TIMS?
Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin. Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit./ZËRI
Burimi