Tik Tok mbyllet brenda javës! Platforma në Shqipëri nuk do të ketë akses për 1 vit

Tik Tok mbyllet brenda javës! Platforma në Shqipëri nuk do të ketë akses për 1 vit

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Platforma Tik-Tok në Shqipëri do të mbyllet brenda javës. Platforma nuk do të ketë akses për një periudhë 12 mujore. Vendimi i qeverisë u njoftua nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin dixhital.

Orgeta Manastirliu: Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujore që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshm. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve dhe sigurisht sigurinë publike në mjedisin dixhital.
Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente