Thirrjet kundër Trump, Biden e pranon: Bëra gabim

Thirrjet kundër Trump, Biden e pranon: Bëra gabim

Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pranoi se ishte “gabim” kur tha se ishte koha që Donald Trump të ishte nën ’kritika’ gjatë një telefonate me donatorët e fushatës në fillim të javës së kaluar, rreth njëzet e katër orë përpara atentatit ndaj tij.
“Është koha që Trump të vihet nën kritika”, tha Biden në një bisedë të 8 korrikut me donatorët demokratë.
Shprehja që ai përdori u kritikua ashpër pas atentatit ndaj Trump të shtunën në Pensilvani.
“Ishte gabim përdorimi i kësaj fjale”, pranoi presidenti amerikan gjatë një interviste që dha për NBC.

Exclusive: President Biden sits down with @LesterHoltNBC for his first interview since the assassination attempt on former President Trump. Biden discusses the polarization of America, the need to tone down inflammatory rhetoric, and his determination to stay in the race. pic.twitter.com/IaOU9nKmMr
— NBC Nightly News with Lester Holt (@NBCNightlyNews) July 15, 2024

“Kam dashur të fokusohem tek ai, në atë që bën, në masat që propozon, në gënjeshtrat që tha në debat”, shtoi ai.
Pas atentatit ndaj Donald Trump, presidenti demokrat, Biden po bën thirrje për qetësimin e klimës politike. Ai siguroi gjithashtu se nuk përdor retorikë të ngjashme me kundërshtarin e tij.
“Unë nuk përdor një retorikë të tillë. Kundërshtari im po i drejtohet asaj retorike, ai po flet për dhunë nëse humbet zgjedhjet” u shpreh ndër të tjera Biden./ZËRI
Burimi