
Tetë orë mbledhje, Rama përfundon takimet me drejtuesit politikë
👁1987
Kryeministri Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me drejtuesit politikë. Takimet kanë nisur në orën 10:00 dhe janë mbyllur në orën 18:00, periudhë gjatë të cilës, secili nga drejtuesit politik i ka dorëzuar kreut të qeverisë emrat e kandidatëve për deputetë.
Në total Rama ka në dorë 186 emra kandidatësh për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vendimi për to pritet të vuloset më 12 mars, kur dhe do të zhvillohet mbledhje e kryesisë së Partisë Socialiste.
Burimi