Tentohet grabitja e një “exchange” në Gjirokastër, por autori i maskuar largohet ‘duar bosh’

Tentohet grabitja e një “exchange” në Gjirokastër, por autori i maskuar largohet ‘duar bosh’

Tentohet grabitja e një "exchange" në Gjirokastër, por

Pamje nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR– Një tentativë grabitje ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘18 shtatori’, ku mendohet se një person me maskë ka hyrë në “exchange” dhe ka tentuar të vjedhë para duke përdorur një mjet që ngjason me një armë zjarri. Por nuk ia ka dalë që të marrë paratë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht, Policia po kqyrë kamerat vrojtuese për të identifikuar autorin.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./ZËRI

Burimi