
Temperaturat kapin majat, moti për sot
👁4018
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria dhe këtë të dielë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta, ndërsa do to ketë dhe vranësira kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare. Ndërsa nuk priten reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 35°C vlera më e lartë për- gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1–2 ballë./ZËRI
Burimi