
Telefonatë Trump – Erdogan; Turqia kërkoi t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë F-35
Recep Tajip Erdogan dhe Donald Trump
ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas deklaratës së lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve Presidenciale, e cituar nga gazeta NTV, Erdogan shprehu besimin e tij të plotë se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, si dy aleatë, do të avancojnë bashkëpunimin e tyre me solidaritet, orientim drejt rezultateve dhe sinqeritet në këtë periudhë të re.
Për më tepër, presidenti turk deklaroi se zhvillimet rajonale dhe globale kanë bërë të nevojshme rritjen e konsultimeve midis Turqisë dhe SHBA-së për të gjitha çështjet. Por shtojnë se mbështesin “iniciativat” e menjëhershme dhe vendimtare të Trump për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas deklaratës së presidencës turke, Erdogan i tha Trump gjithashtu se SHBA duhet t’i japë fund sanksioneve të vendosura ndaj Turqisë sipas ligjit CAATSA. Në mënyrë që të përfundojë procesin e blerjes së avionëve luftarakë F-16 dhe të rikthejë Turqinë në programin luftarak F-35, në mënyrë që të zhvillohet bashkëpunimi midis dy vendeve në industrinë e mbrojtjes.
Më në fund, gjatë komunikimit të tij me presidentin amerikan, Erdogan thuhet se deklaroi se Turqia është përpjekur për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe do të vazhdojë me të njëjtin “ritëm”./ZËRI
Burimi