Telefonata mes dy liderëve, Trump-Putin: Kurse jetën e ushtarëve! Ka shanse që luftës t’i vijë fundi

Telefonata mes dy liderëve, Trump-Putin: Kurse jetën e ushtarëve! Ka shanse që luftës t’i vijë fundi

Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zbuluar se ka zhvilluar një telefonatë produktive me presidentin rus Vladimir Putin. Trump përmes një njoftimi në rrjetet sociale pretendon se “ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme më në fund të përfundojë”.
Ai tha se ika kërkuar Putin të kursejë jetët e ushtarëve ukrainas që ndodhen në një pozicion të keq në fushëbetejë. Trump thotë se nëse ata do të vriteshin do të përbënte një nga masakrat më të mëdha që prej luftës së dytë botërore.
“Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë dje, dhe ka një shans shumë të mirë që kësaj lufte të tmerrshme, të përgjakshme më në fund mund t’i vijë fundi – POR, në këtë moment, MIJËRA TRUPA UKRAINIANE JANË TË RRETHUARA PLOTËSISË NGA MILITAT BRUSE DHE TË MIRË ADVERTIV. POZICIONI. I kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që t’i kursehet jeta. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekofte te gjithe”, shkroi Trump.
Biseda vjen pasi Trump dhe sekretari i tij i mbrojtjes thanë se nuk kishte gjasa që Ukraina të bashkohej me NATO-n, gjë që do të jetë një zhgënjim i hidhur për Kievin. Vladimir Putin u shpreh një ditë më parë ra dakord në parim me armëpushimin 30 ditor të propozuar nga SHBA, por ai tha se plani duhet të marrë parasysh arritjet militare në terren të Rusisë dhe të njohë shkaqet fillestare që çuan në luftë./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente