Të shtëna me armë në lokalin e një shqiptari në Bruksel, 2 të vrarë, 3 të plagosur

Të shtëna me armë në lokalin e një shqiptari në Bruksel, 2 të vrarë, 3 të plagosur

Pamje nga vendi i ngjarjes

BRUKSEL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lokalin e një shqiptari në Bruksel. Raportohet se dy persona janë vrarë dhe tre të tjera janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara në një lokal me pronarë shqiptarë në Saint-Galles të Brukselit. Por deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit në fjalë, pasi as mediat e huaja nuk i janë referuar me emër.
Viktimat janë një grua me origjinë marokene, e cila është goditur në kokë dhe një burrë me origjinë nga Kameruni, i cili është qëlluar pas shpine. Të dy ishin përkatësisht 46 dhe 44 vjeç. Sa i përket 3 të plagosurve, ende nuk dihen detaje të tjera rreth tyre veç moshës. Vetëm një prej të plagosurve, një 31-vjeçar, ka shpëtuar me lëndime të lehta; ndërsa dy të tjerët 42 dhe 49 vjeç jaë në rrezik për ketën. 
“Në gjendjen aktuale të hetimit, zyra e prokurorit publik të Brukselit nuk mund të konfirmojë dhe as mohojë se ishin viktima aksidentale,”- tha Prokuroria Publike.
Sipas mediave belge, dëshmitarët okularë kanë parë dy persona me skuter që kanë qëlluar drejt një kafeneje dhe më pas janë larguar me shpjetësi nga vendi i ngjarjes. Ende asnjë autor nuk është arrestuar. Nga të dhënat e para raportohet se autorët kanë pasur një shënjestër që të dëmtojnë biznesin dhe jo klientët specifikë.
PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:

Pamjet të marra nga dëshmitarët tregojnë viktimat e të shtënave të shtrira pa jetë në tokë.
“Unë pashë katër njerëz të shtrirë në tokë,” tha Fortune, i cili jeton drejtpërdrejt në anën tjetër të rrugës nga skena e të shtënave. Me të dëgjuar të shtënat ai ka dalë menjëherë jashtë pasi ishte në tarracën e kafenesë.
“Pashë një prej viktimave të gjakosur plotësisht. Një person tjetër ishte goditur në kokë. Truri i kishte dalë nga kafka. Të gjithë ishin njerëz që rrinin këtu. Ata nuk ishin kriminelë. Ne shpesh vinim këtu për të biseduar me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk bënim telashe.”
Dy muaj më parë, një zjarr shpërtheu në një restorant kamerunian, pastaj u dogjën disa shtëpi dhe një makinë, ndaj ka dyshimet se lufta që ka nisur ka të bëjë me pazaret e drogës./ZËRI
Burimi