Të shtëna me armë në Arkansas, 3 viktima dhe 10 të plagosur
Pamje nga vendi i ngjarjes
Një person i armatosur hapi zjarr të premten jashtë një supermarketi në Fordyce, Arkansas, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 10 të tjerë. Sipas autoriteteve, autorit ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, është imobilizuar dhe arrestuar. Mes të plagosurve janë edhe dy persona të forcave të sigurisë.
Incidenti ndodhi jashtë dyqanit Mad Butcher në Fordyce, një qytet me 3200 banorë që ndodhet 70 milje në jug të Little Rock. Punonjësit e policisë dhe sulmuesi nuk janë lënduar rëndë, por disa nga qytetarët ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
Guvernatorja e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders falënderoi policinë dhe ekipet e emergjencës që nxituan në skenën e sulmit dhe shpëtuan jetë falë “ndërhyrjes së tyre të menjëhershme dhe heroike”./ZËRI
Burimi