
Sulmi me armë ndaj ‘CFO Pharmës’! Roli i dy autorëve, qëlluan nga automjeti, u larguan drejt Vorës

Nadir Çausholli
TIRANË-Dy dyshohet se kanë qenë autorët e sulmit me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike ‘CFO Pharma’, biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën Tiranë Durrës. Njëri ka patur rolin e shoferit, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e qitësit. Është qëlluar me breshëri plumbash vetëm në pjesën lart të fasadës në katin e fundit.
Burime bënë me dije se drejt fasadës së godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një makinë, e cila fillimisht ka ndaluar, ka qëlluar dhe më pas është nisur në drejtim të Vorës. Makina e autorëve po gjurmohet nga policia, por në momentin e të shtënave ka qenë duke rënë shi i lehtë dhe ka zënë pamjen e kamerave.
Në mëngjes shenjat e plumbave i kanë parë punonjësit e administratës, të cilët kanë thirrur menjëherë policinë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI