Strehoi anëtarin e bandës së Niklës, arrestohet Klajdi Haka

Strehoi anëtarin e bandës së Niklës, arrestohet Klajdi Haka

Marklen Haka

NIKËL-Klajdi Haka është vënë në pranga nga policia, pasi ndihmoi të fshihej në banesën e tij të shumëkërkuarin e drejtësisë, Marklen Hakën. Në banesën e 21-vjeçarit, ku fshihej edhe anëtari i bandës së Niklës iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë. Klajdi Haka akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i Policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal. 
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.
Marklen Haka i njohur si anëtar i Bandës së Niklës u arrestua një ditë më parë (6 shtator) në kuadër të operacionit “Revanshi”. Marklen Haka alias Marklen Aliu ndodhej në një banesë në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë. Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI
Burimi