Stolenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast të një sulmi nga Hezbollahu

Stolenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast të një sulmi nga Hezbollahu

Jens Stoltenberg

BRUKSEL- NATO-ja nuk do ta mbrojë Qipron në rast sulmi nga Hezbollahu, kështu u shpreh kreu i aleancës Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për CNN. Stolenberg njoftoi lëvizjen e NATO-s, teksa komentoi pohime e forta lidhur me kërcënimet e fundit të grupit militant libanez Hezbollah.
Kreu i organizatës së mbështetur nga Irani pohoi në fillim të kësaj jave se lëvizja që ai drejton do të reagonte ndaj asaj që e cilësoi si ndërhyrje të Qipros në konfliktin e Lindjes së Mesme duke lejuar Izraelin të përdorte aeroportet dhe bazat qipriote për qëllime ushtarake. Stoltenberg theksoi se Qiproja nuk është vend aleat i NATO-s, duke nënkuptuar se prej kësaj edhe nuk perfiton prej ombrellës mbrojtëse të aleancës së Atlantikut Verior.

Qipro është anëtare e Bashkimit Evropian që shtrihet në detin Mesdhe, afërsisht 200 kilometra nga Libani. Qipro ka mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake me Izraelin që nga viti 2014 dhe deri vitin e kaluar.
Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë rritur që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit dhe fushata ushtarake që pasoi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit në Gaza. Javët e fundit, intensiteti i sulmeve ndërkufitare mes të dyve është rritur, duke ngritur shqetësime mbi perspektivën e një lufte të plotë. Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se një luftë që përfshin Libanin do të kishte implikime rajonale dhe se grupi i armatosur shiit libanez do të sulmonte çdo vend tjetër në rajon që ndihmonte Izraelin./ZËRI
Burimi