‘Sterilizimi’/ Audituesja e KLSH-së: U paguan nga buxheti mbi 400 mijë analiza të pakryera

‘Sterilizimi’/ Audituesja e KLSH-së: U paguan nga buxheti mbi 400 mijë analiza të pakryera

pamje nga mbledhja

TIRANË- Mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor parlamentar për koncesionin e Sterilzimit dhe Check-Up ka vijuar me dëshmitë e audituesve të KLSH. Në dy vite e 9 muaj, për periudhën 2015-2017, koncensionari i check up është  paguar 455 145 analiza të pakryera nga buxheti i shtetit, ndërsa fitimi kompanisë pas këtyre pagesave është rritur 8-32%.
E pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, audituesja e KLSH-së, Selime Bregu deklaroi në komisionin hetimor të shëndetësisë, që nga fillimi i koncensionit e deri në vitin 2017, janë 455 145 analiza të pakryera për të cilat janë kryer pagesat, me një dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit ose kosto shtesë ndaj buxhetit të shtetit mbi 413 mln lekë. Kjo pagesë për këtë shërbim të pakryer fitimet e koncensionarit janë rritur me 8-32%. 
‘Ne themi kosto shtesë. Këto janë 182 milion kosto variabëel, nga TVSH janë 413 milion lekë. Është bërë analiz  për rastet e pakryera, por për efektin nuk e kam një analizë. Në auditimin e parë në 2016, ne kemi konstatuar rritje të fitmit të koncesionarit nga 8 duke shtuar tvsh dhe kostot variable deri në 32 %. Është evidentuar në kontratën financiare, 455 mijë raste në trendin e 10 viteve. Në rastete e tejkalimit koncesionarit nuk do paguhen por do t’i zbriten rastet e pakryera.’, deklaroi audituesja e KLSH-së.
Ndërkohë Alketa Kalleshi, audituese e KLSH, u shpreh se në 2018-ën është rekomanduar amendimi i kontratës koncencionare të “check up”, detyrë që i është lënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH-së, por amendimi i kontratës nuk është realizuar as sot.
“I rikërkojmë Fsdksh në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe në dakordësi me koncensionarin të ndryshojë kushtet e kontratës:
-Përmes modaliteteve shtesë të arrihet masa e kontrolleve mbi të cilat është dakordësuar cmimi I këtiij shërbimi. Nisur nga fakti që numri I analizave është larg pritshmërive të numrit të kontraktuar të shikojë mundësinë e eliminimit të tavanit të sipërm për fashën e përfituesëve të check-up.
-Të ndërmarrë rregullime ligjore për të zvogëluar efektet negative për “pagesa pa shërbim” në këtë koncension.
Rishikimin e pagesës së check up dhe eliminin e kostove shtesë për buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shpenzimet variabël që llogariten rreth 400 lekë për xheck up pa tvsh për kontrollet e pakryera dhe pjesë e amendimit të jetë edhe saktësimi I shërbimit të ofruar në këtë kontratë si një shërbim I përjashtuar nga TVSH.  Nga MSH janë ngritur grupet e punës për negocimin e kontratës koncensionare për “check up”. Por deri në mbyllje të auditimit nuk na është ofruar një amendim kontrate,” ka deklaruar audituesja e KLSH, Alketa Kalleshi.
Burimi