Starmer: Britania nuk do të rihyjë në BE, sa të jem gjallë unë

Starmer: Britania nuk do të rihyjë në BE, sa të jem gjallë unë

Keir Starmer,

Angazhimin më të qartë se Britania nuk do të kërkojë marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe as do të anëtarësohet, e dha lideri laburist Keir Starmer, një ditë pas zgjedhjeve që me shumë gjasa ai do i fitojë. Të paktën kështu thonë sondazhet paraprake.
Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i bashkohet BE-së, tregut të vetëm apo bashkimit doganor gjatë jetës së tij, tha ai ndërsa vuri në dukje se laburistët nuk do të kërkonin lidhje më të ngushta me Evropën ndërsa ai është kryeministër.
Në komentet e së mërkurës, lideri laburist tha se nuk besonte se Britania do të kthehej në ndonjë nga tre blloqet derisa ai ishte gjallë, por përjashtoi mundësinë e ribashkimit edhe nëse ai fitonte një mandat të dytë në detyrë. Megjithatë, ai përsëriti pikëpamjen e tij se laburistët mund të merrnin marrëveshje më të mira tregtare me BE-në në disa sektorë.
Starmer kishte shmangur të fliste për marrëdhëniet me BE-në gjatë fushatës zgjedhore. Laburistët, siç vë në dukje Guardian, po përpiqen të shmangin gabimet që bënë në 2019-ën kur tjetërsuan votuesit e Leave duke premtuar një referendum të dytë. Kjo pasiguri kishte bërë që disa të spekulonin se një qeveri Starmer do të kërkonte rihyrje në bashkimin doganor ose në tregun e vetëm në një mandat të dytë./ZËRI
Burimi