Sot Kuvendi! Çfarë pritet të diskutohet në seancë plenare

Sot Kuvendi! Çfarë pritet të diskutohet në seancë plenare

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Pas një jave mungesë, për shkak të Javës së gjelbër, mbahet sot në Kuvend seanca plenare e radhës. Në rend të ditës përfshihen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Në rendin e ditës janë përfshirë tema që lidhen me shqetësimet e qytetarëve, të cilat deputetët do t’i trajtojnë në këtë forum përfaqësues. Ndërkohë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm në kuadër të proceseve demokratike është përfundimi i rregjistrimit të zgjedhësve nga diaspora. 
Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente