Solli në jetë fëmijë me 14-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg të riun, familja: Ishin të martuar

Solli në jetë fëmijë me 14-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg të riun, familja: Ishin të martuar

Arrestimi i të riut

Korçë- Gjykata e Korçës ka lënë në burg 21-vjeçarin Dritson Kurti, i cili është babai i foshnjës që lindi 14-vjeçarja e komunitetit rom. Çifti prej më shumë se një viti bashkëjetonin së bashku, teksa e mitura lindi edhe një fëmijë disa ditë më parë. 21-vjeçari u arrestua teksa ndodhej në maternitet nën akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Ndërsa e mitura ka deshmuar se ajo jetonte me të me dëshirën e saj dhe pëlqimin e prindërve. Në mes të lotëve ajo kërkoi që babai i fëmijës të lirohej.

Ajo tha se ai punonte dy punë dhe sillte të ardhura në shtëpi për t’u kujdesur për të dhe për foshjën.
“Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. U thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe kam një vit me të. Unë kam një fëmijë me të, përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai, që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë, edhe ditën, edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, u shpreh vajza.
Por rasti i 14-vjeçares në fjalë nuk është i vetmi. Po në Korçë në të njëjtën ditë me të ka lindur edhe një 15-vjeçare. Pra brenda disa ditëve në maternitetin e Korçës kanë lindur dy nëna minorene. Lajmi u bë me dije nga përgjegjësi i martenitetit të Korçës, Mishel Papakozma, ndërsa mësohet se edhe për rastin e dytë kanë nisur verifikimet. 
Martesat e hershme, që në moshë të mitur janë të ndaluara me ligj në Shqipëri kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë fenomen shqetësues në vendin tonë. Në këtë pikë, ligji bie ndesh me traditat e komuniteteve të caktuara në Shqipëri. Ndaj në shumicën e rasteve nuk ka celebrime, por mësohen vetëm në rastet kur në jetë sillen fëmijë, si në dy rastet e Korçës. /ZËRI
Burimi