SKANDALI tek Onkologjiku/ Qytetarët mblidhen sërish në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

SKANDALI tek Onkologjiku/ Qytetarët mblidhen sërish në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Pamje nga protesta

TIRANË- Për të dytën herë, qytetarët kanë protestuar para ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale pas skandalit që shpërtheu në spitalin e Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare, ku mjekët bënin biznes me vdekjen në kurriz të pacientëve të sëmurë me kacer. Dhjetra qytetarë, kërkuan këtë të hënë drejtësi dhe se mjekët e përfshirë në këtë skemë të marrin dënimin e merituar. Po ashtu ata ngritën edhe shqetësimin e mungesës së medikamenteve në spitalin Onkologjik.
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Asnjë prej mjekëve të spitalit Onkologjik (Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri, mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta dhe Emiljano Lena, koordinator) nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, madje duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi